“Gaza, genocid i turpshëm!”, Presidenti turk në Tiranë: Shpresojmë që Shqipëria të bëjë të veten

schedule14:25 - 10 Tetor, 2024

schedule 14:25 - 10 Tetor, 2024

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, në një deklaratë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, tha se vlerëson përpjekjet e Shqipëisë në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Ai e cilësoi atë që po ndodh në Gaza si një “gjenocid të turpshëm” ndërsa shtoi se edhe Shqipëria duhet të bëjë të veten.

“Të nderuar anëtarë të shtypit! Me zotin kryeministër shkëmbyem edhe ide për çështje globale dhe rajonale. Ne ndjekim me admirim përpjekjet e Shqipërisë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit si në rajonin tonë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Mizoritë izraelite në territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gaza dhe Liban ishin ndër pikat prioritare të agjendës së takimit tonë.

Unë ndava pikëpamjet tona për agresionet e qeverisë Netanyahu të cilat shkojnë përtej fushëveprimit rajonal dhe tani janë bërë një kërcënim për rendin global. Gjenocidi që po vazhdon prej 1 viti në Gaza është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Për këtë arsye ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për të siguruar një armëpushim të përhershëm, për të ofruar ndihma humanitare dhe për të bërë presionin e nevojshëm mbi Izraelin. Unë sinqerisht besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim.

Të nderuar anëtarë të shtypit! Përsëri sot me mikun tim të dashur, zotin Rama do të hapim xhaminë e Namazgjasë e cila është dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri, më mbështetjen e entit tonë të çështjeve fetare dhe fondacionit tonë fetar, Diyanet.

Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Kjo vepër e shquar, xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend adhurimi ku do të lulëzojë ndjenja e paqes dhe unitetit, vlerat supreme të islamit”, u shpreh Erdogan./abcnews.al