Gaza, 17 punëtorë të OKB-së janë vrarë që nga fillimi i luftës

schedule09:40 - 21 Tetor, 2023

schedule 09:40 - 21 Tetor, 2023

Të paktën 17 punëtorë të UNRWA-s janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, njoftoi sot shefi i UNRWA-s, Filipe Lazzarini.

“Deri më tani 17 kolegë tanë janë konfirmuar të vdekur në këtë luftë brutale. Fatkeqësisht, numri real ka të ngjarë të jetë më i lartë”, tha Lazzarini.

Njoftimi vjen pak pasi ambasada e SHBA-së në Izrael njoftoi sot se vendkalimi Rafah, që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës, mund të hapet brenda ditës, duke lënë të kuptohet se kjo do të bëhet me qëllim largimin e shtetasve të huaj nga enklava  palestineze e rrethuar.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane tha se “ka marrë informacion” sipas të cilit kalimi i Rafas do të hapet në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm (me orën lokale).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!