Gaz Demi: Ndihem borxhli ndaj tifozëve, ndërtojmë shtëpinë e re

schedule22:42 - 13 Maj, 2019

schedule 22:42 - 13 Maj, 2019

Pas fitores se titullit kampion, Presidenti i Partizanit Gaz Demit tha për ABC Neës se ky ishte titull i papërfolur. Numri një i Partizanit premtoi ndërtimin e një shtëpie të re për skuadrën.

Partizani, kampion pas 26 vjetësh. Shumë, por më në fund lavdia e kuqe kthehet në kryeqytet. Një titull që vlen shumë dhe që ka mbërritur vetëm pas kaq vitesh ne epokën Demit si president i klubit. Presidenti i klubit të kuq, thekson se është titulli më i papërfolur, dhe që tashmë ndihet në borxh me faktin që Partizani duhet të ketë një shtëpi.

Demi: “Mendoj që ky titull padiskutim është i papërfolur. Që të them më i papërfoluri nuk di të bëj analiza, unë di që partizani ka bërë një fair play me ardhjen time. Në karaterin tim është që fair play të jetë i pastër se edukojmë brezat e rinj”.

Gega është arkitekti i kësaj skuadre, dhe për të cilin president Demi nuk kursen asgjë. Madje ai rezervon dorë të lirë për Gegën të bëjë çdo gjë.

Demi: “Për Gegën nuk du të bëj garë por është djalë skrupuloz me karakter të fortë i dnershëm e korrekt. ai i di fjalëtr e mia ka të drejtë të flasë dhe firmosë vetë. Skënderi hyn te pozitivët e Partizanit”.

Sidoqoftë, shtëpia e Partizanit, dhe përfaqësimi në Europë mbetet një tjetër hallkë, kryesosht investimi stadiumin dhe kompleksin e ri.

Demi: “Tifozët janë të mrekullueshëm i uroj që ia vonuam në këto vite të miat, por në fund ia dolëm për tifozët do bëj këtë sakrificë që jashtë bilanceve të mia të punës në shtator të mbrojmë pjesën stërvitore”.

Tirana, një tjetër derbi që Partizani e fiton. Pas batutës së pasndeshjes, Demi mendon që gjithsesi Tirana mbetet një rival që duhet respektuar.

Demi: “Fati ka qenë me ne këto 5 vjet. Gjëja më bukur e kampionatit është derbi. Fati na ka ndihmuar që këto 5 vjet që kam qenë unë të mos mundemi asnjëherë”.

Ndërkaq së fundmi kreu i klubit 16 herë kampion të klubit, ka një mesazh edhe për tifozët korçarë, ata që presin edhe vendimin e drejtësisë nga CAS në Lozanë.

Demi: “Do isha shumë i lumtur që Skënderbeu të dalë i pastër dhe pa asnjë sanksion se është ekip që i ka dhënë vlerë futbollit shqiptar”.

Tashmë ka nisur festa dhe Partizani kërkon të fitojë gjithycka ka mbetur. Do të luajë në Champions, dhe kjo mbetet një sfidë më vete për klubin dhe tifozët. Ka kohë për festën, por stafi ka nisur të mendojë tashmë për ballafaqimin europian. Edhe ata presin fort reagimin e skuadrës për një Partizan, kampion dhe europian. /ABC news Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!