Në tryezën e diskutimit të programit ‘Real Story’ u komentua cështja e blerjes së votës regjistruar në Lushnje, me një tentativë të votës në favor të demokratëve për 500 euro.
Juristja Gjikondi tha se ky episod është i ngjashëm me atë të Bejlerit, ndërkohë që përmendi se në Fier priten goxha problematika në lidhje me procesin zgjedhor.
“Ajo që ndodhi me Bejlerin është e njëjta skemë. Edhe kjo e Lushnjes, Berisha bën të dytën herë të njëjtën skemë. Ku është Gaz Bardhi? Bardhi është në fije të perit në këtë proces zgjedhor, do përdorë të gjitha mënyrat të justifikojë tradhtinë që i bëri vetes së tij në radhë të parë. Do presim goxha problematika nga Fieri, ku është Bardhi ka gjithmonë probleme.”
Më tej, eksperti Ervin Karamuço u shpreh se në hartën e zonave të rrezikut për krime zgjedhore është i përfshirë Fieri. Më tej ai tha se janë 16 grupe kriminale që kanë bërë krime zgjedhore ndër vite dhe janë në radar të SPAK.
“Në hartën e zonave të riskut, Fieri është në një risk shumë të lartë për krime zgjedhore, është një përplasje shumë e fortë. Bandat janë atrofizuar, por edhe ata që janë janë tërhequr. Janë 16 grupe kriminale që kanë bërë krime zgjedhore dhe janë në radar të SPAK. Ka një lloj liste prioritare se kush do vëzhgohet më shumë.”
/ abcnews.al