Gavi është një nga talentet e të ardhmes, ku paraqitjet e tij me skuadrën e Barcelonës kanë bërë për vete skuadra të mëdha europiane, të cilat kërkojnë të sigurojnë shërbimet e talentit spanjoll.
Kontrata aktuale e 17-vjeçarit përfundon në qershor të vitit 2023, ndërsa drejtuesit katalanas do të bëjnë gjithçka që të mbajën të “blinduar” një nga xhevahirët e skuadrës.
Garës për shërbimet e Gavit tashmë i është shtuar edhe Liverpool, që “kërcënon” haptas drejtuesit blaugrana për Gavin sipas asaj që raporton “Sport”.
Kujtojmë se edhe Bayern Munich ka shfaqur interes për 17-vjeçarin spanjoll, teksa po studion me imtësi edhe situatën e rinovimit mes palëve. /f.a/abcnews.al