Gavazaj lëviz sërish, gati firma me klubin maqedonas

schedule23:54 - 15 Janar, 2020

schedule 23:54 - 15 Janar, 2020

Mesfushori kosovar, Alush Gavazaj, do të lëvizë sërish këtë merkato janarit. 24 vjeçari iu bashkua Vushtrrisë nga ekipi i Feronikelit në vetëm në fillim të këtij sezoni, por ka vendosur të lëvizë sërish, kësaj radhe për t’u transferuar te Renova në Maqedoni.

Gavazaj ka luajtur me disa skuadra edhe në Shqipëri, me Tiranën, Bylisin, Tërbunin dhe Korabin.

Në Kosovë, mesfushori ka luajtur për Lirinë, Feronikelin dhe Vushtrrinë, ndërsa tani do të vazhdojë një aventurë të re në Maqedoni./abcnews.al