Napoli ndodhet në krizë loje dhe rezultatesh. Ndryshimi në pankinë nuk ka sjellë efekt pozitiv dhe nënkampionët e Italisë renditen në vend të 12-të në kampionat. Në Champions League shorti rezervoi Barcelonën, një nga rivalët më të frikshëm.
Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar Gattuson deri në fund të sezonit. Nëse ish-milanisti ia del të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive, aventura e tij në jugun e Italisë do të vijojë, përndryshe kreu i Napolit ka gati pasuesin.
TMW raporton se emri që intrigon De Laurentiis është Vladimir Petkovic. 56-vjeçari është trajner i Zvicrës prej vitit 2014 dhe pas Europianit të verës mund t’i japë fund aventurës me kombëtaren helvete.
Boshnjaku e njeh mirë Serie A, pasi drejtoi Lazion gjatë viteve 2012-2014, madje fitoi edhe Kupën e Italisë në finalen e paharrueshme ndaj Romës. Rikthimi në kampionatin italian i pëlqen dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim në stolin e Napolit. /abcnews.al