Gattuso: Mendes miku im, s’i kam marrë kurrë lojtar! Tottenham? S’jam racist

schedule09:19 - 5 Korrik, 2021

schedule 09:19 - 5 Korrik, 2021

Gennaro Gattuso është i lirë, pasi ndërpreu kontratën me Fiorentinën pa e drejtuar asnjë ndeshje. Mes trajnerit dhe drejtuesve pati përplasje për merkaton dhe Rinno u akuzua se donte të sillte në skuadër lojtarët e menaxherit të tij, Jorge Mendes

Gattuso ka dhënë një interviste për La Repubblica dhe është i qartë në ato çka thotë: “Unë nuk mund të flas për komisione, por mund të kujtoj çfarë më ka ndodhur në të shkuarën.

Kam trajnuar për tetë vite dhe ekipet e mia kurrë nuk kanë blerë lojtarë të Mendes dhe kurrë nuk më janë imponuar. Andre Silva te Milani dhe Ghoulam te Napoli ishin kur shkova unë.

Mendes është miku im, ai më këshillon për karrierën pasi ka përvojë të madhe. Tregu i transferimeve nuk varet nga unë, por nga drejtuesit. Gjithmonë i respektoj rolet. Jam ambicioz dhe dua lojtarë të fortë dhe që i bëjnë punë ekipit tim, pavarësisht kë kanë menaxherë”.

“Akuzat e Commisso? Nuk mund të flas për këtë temë, edhe për faktin që është një person me të cilin nuk e kam takuar kurrë drejtpërdrejt”, shton Gattuso.

“Tottenham? Unë nuk jam racist. Mua më quanin jugor në të gjitha stadiumet, kurse tani jam një viktimë e atyre që urrejnë dhe shprehen përmes tastierës”, përfundon trajneri. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!