Gattuso me vizion të qartë, siguron firmën e talentit 22 vjeçar!

schedule21:59 - 18 Qershor, 2020

schedule 21:59 - 18 Qershor, 2020

Napoli ka arritur marrëveshjen me klubin e Lille për shërbimet e mbrojtësit Gabriel Magalhaes. Kjo gjë, është raportuar nga media të shumta franceze dhe napolitanët, do të paguajnë 22 milion euro plus bonus.

Qendërmbrojtësi kërkohej dhe nga Evertoni i Ancelottit, por në “pole position”, duket Napoli i Gattusos. Raportohet gjithashtu se edhe akordi mes lojtarit dhe klubit të kaltër, është gjetur.


22 vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me një pagë sezonale 2 milion euro. Merkato në Itali nuk do të hapet deri me datë 1 shtator, prandaj klube si Everton, apo dhe Tottenham, kanë mundësi të bëjnë një ofertë më të lartë./abcnews.al