Napoli dje regjistroi një fitore spektakolare ndaj Romës, duke triumfuar pastër me shifrat 4-0. Natyrshëm i kënaqur trajneri i të kaltërve pas ndeshjes, jo vetëm por fitoren, por edhe për faktin se te skuadra është instaluar shpirti i sakrificës për njëri-tjetrin.
SHPIRTI I SKUADRËS – “Ne duhet të luajmë me këtë intensitet në çdo ndeshje, me këtë atmosferë në autobusin e ekipit, në dhomën e zhveshjes, gjatë gjithë ndeshjes. Të mos marrim asgjë si të mirëqenë.
Ajo që më pëlqeu ishte qëndrimi sot. Kur kishte një gabim nga një shok i ekipit, ata e ndihmuan njëri-tjetrin dhe duartrokitën njëri-tjetrin, kjo është ajo që unë dua të shoh.
Ndoshta është faji im, sepse mundohem t’i marr gjërat lehtë që të mos stresoj lojtarët. Tani e kuptoj që nuk duhet të lejoj kurrë asgjë të shkojë përtej limiteve dhe nuk kam mundësi t’i kaloj lehtë. Kohët kanë ndryshuar”.
“VARKA E SHPËTIMIT” – “E dimë që me kalendarin kaq të ngjeshur të ndeshjeve, ne nuk mund të jemi gjithmonë me 100% në çdo sfidë. Por kjo është arsyeja pse mentaliteti është kaq i rëndësishëm, sepse mund të na lejojë të tejkalojmë vështirësitë, të vazhdojmë dhe të rrisim nivelin. Unë e shoh mentalitetin si çështje këtu, ne duhet të gjejmë ekuilibrin e të luajturit futboll të mirë, por si një ekip.
KUJDES COVID-19 – “Ekziston një ndjenjë trishtimi, por në këtë moment mendoj se qyteti duhet të tregojë gjithashtu sens të përbashkët. Po shoh shumë njerëz që lëvizin pa maska.
Maradona është një legjendë, të gjithë e dinë këtë dhe unë e kuptoj dëshirën për të shprehur dashurinë ndaj tij, por shpresoj që nga nesër qyteti do të kthehet në të qenit i kujdesshëm, ose të gjithë do t’i paguajmë pasojat më vonë”.
MESFUSHORI – “Zielinski është një nga lojtarët më të mirë që kemi, por ai kishte COVID-19 dhe sinqerisht gjatë një kohe ai mezi qëndronte në këmbë. U desh pak kohë për ta kthyer në formë. Ai ka teknikë, fizik dhe inteligjencë, gjithçka që duhet për të qenë lojtar i shkëlqyer.
FAVORITI – “Sipas mendimit tim, Interi është skuadra për t’u mundur. Ata kombinojnë cilësinë me forcën fizike, kanë shumë mundësi në dispozicion dhe ata janë favoritet. Pastaj është Juventusi, i cili është mësuar të jetë atje lart”, u shpreh Gattuso. /abcnews.al