Gattuso i ka orët e numëruara te Napoli, projektohet rikthimi i madh

schedule12:17 - 26 Shkurt, 2021

schedule 12:17 - 26 Shkurt, 2021

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, duket se i ka ditët e numëruara në stolin napoletan. Eleminimi i djeshëm në Europa League ka vulosur gjithçka, ku më parë ata kanë humbur Superkupën e Italisë si dhe janë eleminuar nga Kupa po nga Juventusi.

Italiani pritet ta përfundojë sezonin deri në fund e më pas do të vijë dhe shkarkimi i tij. Sipas raportimit të “Tuttosport”, Aurelio De Laurentiiss e ka gati zëvendësuesin e ish-yllit të Milanit. Bëhet fjalë për Maurizio Sarrin, i cili është shkarkuar vite më parë nga vetë presidenti i Napolit.

 

Ish-trajneri i Juventusit është ende nën kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2022, por gjithçka mund të mbyllet në fund të sezonit në rast se “Zonja e Vjetër” do t’i paguajë atij 2.5 milionë euro. Kujtojmë që në janar De Laurentiis ia ofroi mundësin e rikthimit Sarrit, por ky i fundit preferon ta fillojë sezonin nga fillimi. /abcnews.al