I emëruar vetëm pak javë te “gjigantë” francezë, të Marseille, tekniku italian dhe një nga ish-mesfushërorë më të mirë në rolin e “shkatërruesit”, Gennaro Gattuso ka nisur të krahasojë lojtarët e tij te skuadra franceze, me ish-shokët e skuadrës te Milan.
Së fundmi italiani ka bërë një krahasim të “fantazistit” maroken, Amine Harit me një nga emrat legjendarë të “kuqezinjve”, Ricardo Kaka, me këtë të fundit që arriti të fitonte dhe “Topin e Artë” në vitin 2007.
“Strategu” italian u shpreh se Amine Harit i kujton “yllin” brazilian, ndonëse sipas Gattuso ish-shoku i tij i skuadrës driblonte më pak.
“Ai është një lojtar që duhet të luajë në qendër dhe në mes të fushës. Ka vizion të njëjtë me lojtarët e mëdhenj. Duhet të përmirësohet fizikisht pas dëmtimit që ka pasur, por ka cilësi që ia ka dhuruar zoti. Ai gjen gjithmonë zgjidhje në hapësirat e ngushta.
Nëse përmirëson shpejtësinë dhe forcën ai do të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm. Më duhej ta krahasoja, sinqerisht ai më kujton Kaka-n edhe pse Ricky driblonte më pak. Ajo që e që e bën Amine Harit unik është prekja e parë e topit, që bën gjithmonë diferencën”,- u shpreh italiani. /i.m /abcnews.al