Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gattuso e Guintoli me valixhe në duar, De Laurentis do Taren e Inzaghin “paketë”

schedule13:56 - 1 Prill, 2021

schedule 13:56 - 1 Prill, 2021

Gjatë verës është paralajmëruar një revolucion te Napoli dhe me kalimin e kohës zërat sa vijnë edhe shtohen. Ditët e Gennaro Gattusos në stolin napoletan janë të numëruara dhe presidenti Aurelio De Laurentiss po pret fundin e sezonit për ta shkarkuar atë.

Mirëpo, ndryshime tek klubi italian nuk pritet të ketë vetëm në pankinë. Sipas raportimit të “Radio Kiss Kiss Napoli”, drejtuesit po monitorojnë situatën e Simone Inzaghit dhe Igli Tares. Dyshja e Lazios ka rezultuar e suksesshme në sezonet e fundit dhe ndoshta mund të kemi një lëvizje të tillë, edhe pse ata janë shumë të lumtur në Romë.

 

Gjithashtu, më parë janë përmendur emra si Allegri, Spalletti apo dhe Juric për të zëvendësuar Gattuson, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Kujtojmë që gjatë verës priten edhe disa largime të senatorëve të skuadrës, ku mund të përmendim lojtarë si Koulibaly, Hysaj apo dhe Bakayoko. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!