“Gati të luftojmë për titullin e radhës”, kapiteni i Atleticos “tremb” rivalët

schedule16:59 - 17 Gusht, 2021

schedule 16:59 - 17 Gusht, 2021

Koke është një prodhim i Atletico Madrid, me ekipin e parë luan që në janarin e vitit 2011, teksa prej vitesh mban shiritin e kapitenit te “Colchoneros”.

Mesfushori fitoi LaLiga-n sezonin e kaluar në Spanjë me shokët e tij, teksa dëshiron të njëjtin sukses edhe sivjet.

Atletico e filloi me një fitore në fushën e Celta Vigos mbrojtjen e titullit, 29-vjeçari spanjoll kërkon titullin e radhës dhe ka një mesazh për rivalët.

Duam të fitojmë titullin kampion si në sezonin e kaluar, e dimë që duhet të punojmë tmerrësisht fort për t’ia arritur, por jemi gati.

Sezoni është tepër i gjatë. Unë jam një tip që gjithmonë tentoj të luftoj në fushë, dua të fitoj ndeshjet dhe ta shoh Atleticon duke fituar“, deklaroi kapiteni i ekipit kryeqytetas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!