Gati të lërë mandatin për Elbasanin, Ristani: Futja e Boçit në Primare tregues i një opozite të vërtetë

schedule21:52 - 15 Nëntor, 2022

schedule 21:52 - 15 Nëntor, 2022

Deputeti Luçiano Boçi është duke u përgatitur për të garuar në zgjedhjet lokale të majit në Elbasan. Boçi është futur në primare dhe në momentin e konfirmimit duket se do të lerë mandatin e deputetit për të garuar përballë kandidatit të PS në këtë qytet të rëndësishëm.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Arben Ristani i ftuar në emisionin “Log.” në Abc e cilësoi futjen në garë të Luçiano Boçit si tregues të një opozite të vërtetë dhe serioze.

Ristani: Zotëria po lë mandatin. Është  angazhuar seriozisht fort me të gjitha bateritë për të dalë fitues.

Por analisti Lorenc Vangjeli kishte një mendim të kundërt.

Pjesë nga biseda:

Vangjeli: Kjo që po ndodh sot reflekton atë që do të ndodhë nesër. Kandidatura e Boçit është e lidhur me atë që do ta quaja hemorragji nga Grupi i Rithemelimit. Janë 4 personazhe, Këlliçi, Duma dhe Boçi që largohen për tu bërë pjesë e betejës të së nesërmes. Shikojmë një non sens. Politikat zhvillohen në Parlament. Shikojmë se në pjesën më të dobët të opozitës kemi largime.

Boçi: Është një këndvështrim negativ, sepse të fusësh në hemorragji marrjen përsipër të një sfide nga një deputet krahasuar me dorëheqjen e një personi X nuk janë dy raste të njëjta. Krahasove rastin tim dhe të Belindit me rastet e dorëheqjeve.

Vangjeli: Pika e dobët e PD-së është Grupi Parlamentar. Ai dobësohet me këto largime dhe unë mendoj se është një sakrificë. Përdorja e një peshe të rëndë për një qëllim më të vogël nuk shkon dhe është non sens politik. PD nuk e ka luksin të humbasë emra të cilët kanë një individualitet dhe personalitet. Basti që ju vini nuk shkon. Rrezikoni shumë për të marrë më pak./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!