Gati të investonte 10 miliardë euro për Superligën, flet zëdhënësi i JP Morgan

schedule11:17 - 23 Prill, 2021

schedule 11:17 - 23 Prill, 2021

Superliga Europiane u hodh si koncept të shtunën e shkuar, por u shua shumë shpejt pas një ofensive shumë të fuqishme të UEFA-s, por edhe të tifozëve për shkak të formatit të mbyllur të saj, teksa qeveria e futbollit shqetësohej edhe për pavarësinë financiare që kjo ligë do kishte.

Këtë të fundit ia ofronte fondi i investimeve, JP Morgan, që kishte gjetur marrëveshjen për një kredi plot 10 miliardë dollarë, që do paguhej nga kompeticioni dhe paratë do shkonin në xhepat e klubeve.

Pas gjithë asaj rrëmujë vetë JP Morgan nuk kishte reaguar, por e bën këtë tani, pasi e gjithë furtuna ka përfunduar. Zëdhënësi i saj përmes një deklarate të shkurtër lë të kuptohet se kompania nuk tërhiqet nga projekti, por shprehet se do mësojnë nga ky gabim.

“Ne nuk arritëm ta gjykonim qartë sesi kjo marrëveshje do të shihej nga komuniteti i gjerë i futbollit dhe si mund të ndikonte ky projekt në të ardhmen e futbollit. Ne do të mëojmë nga kjo”, mësohet të jetë shprehur përfaqësuesi i JP Morgan.

Pritet që formula dhe bashkëpunëtorët të hartohen nga fillimi dhe nuk përjashtohet as një përfshirje e UEFA-s në këtë projekt, të paktën do i ofrohet si mundësi dhe më pas presidenti Ceferin do ketë mundësinë ta shqyrtojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!