Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gati të hiqet goli jashtë pas 55 vitesh, klubet gjejnë akordin mes tyre

schedule23:58 - 28 Maj, 2021

schedule 23:58 - 28 Maj, 2021

Prej kohësh po diskutohet në lidhje me heqjen e rregullit të golit jashtë fushe. Gjithçka nisi në sezonin e largët 1965/1966, që përkon me herën e parë që UEFA vendosi të aplikojë një gjë të tillë, duke i dhënë një farë favori skuadrave udhëtuese.

Sigurisht që të eliminohesh nga një kompeticion pas dy barazimeve, pra pa pësuar asnjë humbje, është shumë e dhimbshme. Shumë klube kërkojnë heqjen e këtij rregulli, veçanërisht tani që po luhet me stadiume të zbrazëta dhe ndryshimi mes ndeshjeve brenda e jashtë është minimal.

Shoqata e klubeve ka gjetur akordin dhe ka vendosur pro heqjes së rregullit të golit jashtë fushe. Tani pritet vendimi përfundimtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!