Analsiti Skënder Minxhozi thotë se presidenti amerikan, Donald Trump dështoi në takimin me homologun rus, Vladimir Putin në Alaskë, ndaj dhe takimi i tij këtë të hënë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk do prodhojë diçka të re.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Minxhozi u shpreh se i gjithë presioni do të bjerë mbi Ukrainën.
“Ajo që mbetet në thelb, është ajo që nuk u vendos në Alaskë. Trump tha, nëse ndjej që Putin nuk i afrohet një kompromisi, do e mbyll takimin për 3 minuta, se Rusia do përballej me sanksione të ashpra. Pamë që Putin nuk lëshoi udhë. Unë mendoj se ajo që ishte me rëndësi për të vendosur, u humb, ishte Alaska. Donald Trump nuk arriti të marrë një armëpushim. Trump dështoi të marrë një armëpushim mes palëve, dështoi edhe për një takim shumë palësh. Kjo tryezë sot është shumë delikate, Trtup do mundohjet ta përdorë për të marrë çmimin Nobel. Nuk ka asnjë lloj suksesi, deri tani i ka hapur rrugë Netanyahut të vrasë fëmijë e gra në Gaza. Tha do e zgjidh luftën në Ukrainë, nuk është zgjidhur. Gjeografikisht, kriza ukrainse i përket kontinentit europian. Europianët duhet të ishin më të interesuar për këtë krizë. I gjithë presioni do të bjerë mbi Ukrainën. Sot Trump, tha që nëse Zelensky mund të përfundojë luftën me këto kushte. Ukraina çedon në 1/5 e territorit dhe kjo nuk është pak. Rusët sot e shijojnë konfliktin me Ukrainën si përpjekje për të vendosur një padrejtësi që iu është bërë dikur”, theksoi ai./abcnews.al

