Gjatë javëve të fundit në mediet angleze ka qarkulluar intervista e një prej shokëve të Salah, i cili shprehej se egjiptiani nuk është i lumtur te Liverpool dhe mendon largimin nga Anglia.
Vetë Salah nuk mbylli asnjë derë dhe u shpreh se Barça e Real Madrid janë klube të mëdha dhe asnjëherë nuk i dihet se ç’ndodh në të ardhmen.
Te Liverpool duket se kanë qenë të vëmendshëm ndaj këtyre deklaratave dhe raportohet janë vënë në lëvizje për të rikthyer lumturinë e yllit të ekipit.
Një pjesë e lumturisë janë paratë dhe Liverpool është gati të ofrojë rinovimin e egjiptianit, kontrata e të cilit përfundon në verën e vitit 2023.
Aktualisht ai fiton 200 mijë paundë në sezon dhe te Liverpool janë gati ta përmirësojnë ndjeshëm këtë shifër. Vetë Salah do duhet të bëjë llogaritë e tij.
Verën e ardhshme ai mbush 29 vjeç dhe e radhës do të jetë ndoshta kontrata e fundit e pasur, që do firmosë në karrierë. Tani duhet të mendohet se në ç’klub do bëjë këtë. PSG është një opsion në rast të largimit të një mes Mbappe dhe Neymar. /abcnews.al