Kampi i Gjadrit, gati për emigrantët javën e ardhshme pritet të vijnë refugjatët nga Italia

schedule11:30 - 11 Tetor, 2024

schedule 11:30 - 11 Tetor, 2024

Megjithese punimet ende nuk jane mbyllur plotesisht, kampi i refugjateve ne Gjader te Lezhes eshte gati per te pritur kontigjentin e pare te refugjateve qe do te nisen drejt vendit tone mbi marreveshjen e nenshkruar ndermjet qeverise shqiptare dhe asaj italiane. Kampi hapi dyert të premten per te prezantuar te gjithe menyren e funksionimit te ketij kampi dhe kushtet e tij.

Zona brenda kampit do te monitorohet nga policia italiane e cila qendron ndermjet ambjenteve te punonjesve dhe refugjateve. Keta te fundit do te jene te vendosur brenda nje rrethimi te dyte pas atij qe rrethon te gjithe kampin. Kapaciteti aktual nuk i kalon 400 vende, por gjithcka mund te ndryshoje ne vazhdimsi.

Brenda ketij rrethimi, por te vecuar nga pjesa e tjeter e grupit do te vendosen refugjatet te cileve u refuzohet azili por nuk pranojne te riatdhesohen. Do te jete autoritetet italiane qe do te percaktojne menyren e operimit per rast. ne kete zone, qe duket me shume si burg jane vendosur 8 dhoma me nga 4 shtreter secili.

Ne fund te struktures qe do te funksinoje fillimisht eshte vendosur edhe burgu. ajo perbehet nga dhoma gjykimi sipas legjislacionit italian per refugjatet qe kryjne vepra penale dhe ruhet plotesisht nga policia italiane dhe pas tyre jane qelite.

Pas perfundimit disa muaj me pare te qendres pritese ne Shengjin, edhe kampi ne Gjader eshte gati, por autoritetet nuk kane asnje konfirmim se kur do te vijne refugjatet e pare. Aktualisht jane perfunduar rreth 70% e punimeve dhe do te vijohet te pakten edhe per 3 muaj. Ne asnje rast autoritetet italiane nuk konfirmuar mberritjen e 3000 refugjateve njekohesisht, por gjithcka do te jete ne varesi te situates qe do te krijohet.

Zona jashtë kampit do të monitorohet nga policia shqiptare, e cila ka autorizuar nje njesi te veçante, vetem per sigurine e kampit nga jashte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!