Gati qendra anti Covid tek “Air Albania”, Manastirliu: Do vaksinohen 60 qytetarë në orë

schedule16:54 - 4 Janar, 2021

schedule 16:54 - 4 Janar, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama këtë të hënë kanë shkuan në ambientet e stadiumit kombëtar, i cili është cilësuar dhe si ambienti që do të bëhet vaksinimi i qytetarëve.

Manastirliu u shpreh se në këtë qendër është parashikuar vaksinimi i 60 qytetarëve në orë.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se tashmë i kanë gati të gjithë kapacitete e ambienteve dhe po trajnohet pjesa e stafit mjekësor që do të merret me procesin e vaksinimit.

“Do të jenë 60 çdo një orë është planifikuar që të vaksinohen 60 ose më shumë qytetarë dhe është parashikuar që të vijojë deri në 10 orë puna. Aktualisht kemi bërë gati listat e mjekëve dhe të infermierëve të spitaleve Covid  dhe më pas do të nisë dhe vaksinimi i mjekëve dhe i infermierëve të ambienteve të tjerë. Jemi në fazën ku po trajnojmë ekipet që do të jenë pjesë e procesit të vaksinimit anti Covid. Ndërkohë do të vijojmë paralelisht me Tiranën me Vlorën dhe me Shkodrën dhe më pas do të vijojmë dhe me qytetet e tjera. Ne kemi kapacitete që të presim dhe të bëjmë deri në 30 mijë vaksina. Për depot frigoriferike ne tashmë i kemi të siguruar. Ne do të vijojmë punën për të pasur një organizim sa më të suksesshëm. Dhe në një kohë të shpejtë të mbledhim të gjithë të dhënat për të vaksinuarit”, ka thënë Manastirliu.

LEXO EDHE: Vaksinimi anti Covid nis në mes të janarit, bëhet gati ambjenti

Ndërkohë kryeministri është shprehur se pas sigurimit të dozave të para të vaksinës anti Covid janë në bisedime dhe për më tepër dhe se në varësi të situatës do të japin dhe ndihmën e tyre për spitalin Covid në Prishtinë.

“Fillojmë në javën e tretë të janarit le të shpresojmë më shpejt pasinë varësi të bisedimeve jemi një shpresë për më shpejt jemi në një fazë pozitive përsa i përket perspektivës së kësaj nisme kemi siguruar 500 mijë vaksina dhe kemi siguruar një trend vaksinimi që i përgjigjet strategjisë. Nuk do të presim dhe do të mbështesim spitalin Covid të Prishtinës dhe do të jemi pranë tyre pa hezitim. Për këtë punë janë bërë gjithë ato përpjekje dhe nuk jemi një hap pas por jemi gjithmonë një hap përpara”, ka thënë Rama. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!