Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gati përjashtimi i Ervin Salianjit/ Berisha: Takimin në Elbasan ja siguroi Suel Çela

schedule15:05 - 17 Dhjetor, 2025

schedule 15:05 - 17 Dhjetor, 2025

Kupa u mbush. Sali Berisha i heq vijën e kuqe Ervin Salianjit dhe paralajmëron përjashtimin e tij nga PD.

“Vija e kuqe e Berishës ndan qartë bashkëpunimin me krimin. Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të organizojë, së bashku me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm, një takim të tillë, është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë.Në këtë kontekst, ai që ndërmerr një veprim të tillë ka tejkaluar vijën e kuqe dhe është plotësisht përgjegjës për veprimet e tij”

Doktori e kishte një arsye të fortë për të kaluar te vija e zezë. Vija e kuqe mbetet deri te kundërshtari politik, kurse tjetra…

“Për sa i përket takimit të Salianjit, kemi pasur disa informacione që pohojnë se Suel Çela ka qenë organizatori kryesor i takimit. Përshëndes të gjithë drejtuesit e PD-së të Elbasanit që bojkotuan takimin e tij. Nuk mund të pranojë kurrë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogës, as me organizatat kriminale”

Dhe si me doktorin në 35 vite, historia përsëritet, gjithë ata që sakrifikojnë për PD, janë të destinuar për t’u përjashtuar dhe mbeten thjesht heronj për t’u kujtuar. Salianji në këtë rast e pa gjyqin, por këmbënguli tek e tija, tani duhet të pranojë vendimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!