Vlora ka ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve.
Në një atmosferë festive në sheshin ‘Pavarësia’, kryetari i bashkisë Ermal Dredha uroi për një muaj festiv të begatë për të gjithë. Të pranishëm ishin qytetarë të shumtë, mes të cilëve edhe fëmijë.
“Sot është data 1 dhjetor dhe siç e do zakoni, muaji i fundit i vitit, me dëshirat brenda vetes tonë, që viti që vjen të na gjejë më të lumtur dhe me shumë të mira dhe me shumë shëndet. Gjithmonë e fillojmë nga fëmijët tanë sepse janë gjëja më e shtrenjtë që kemi të gjithë. Prandaj edhe dritat që do të ndezim, janë ato drita që ne urojmë ta keni dritë gjithë vitin ju, familjet dhe Vlora patjetër. Një muaj sa më të begatë, që më pas na drejton në vitin 2025”, u shpreh kryebashkiaku Dredha.