Një kompani japoneze po planifikon të ndërtojë qiellgërvishtesen më të lartë prej druri, për të shënuar 350-vjetorin në vitin 2041.
Sipas Sumitomo Forestry, 10 për qind e ndërtesës 70-katëshe, që do të quhet kulla W350, do të jetë e përbërë prej çeliku dhe do të kombinohet me 180.000 metra kub dru.
Projekti do të kushtojë rreth 4 miliardë paund (600 miliardë yen), që i bie sa dyfishi i një kulle e ndërtuar normalisht në të njëjtën madhësi.
Por pritet që shpenzimet të mos jenë kaq të mëdha, për shkak të zhvillimeve të teknologjisë.
Për momentin një ndërtesë për studentë rreth 53 metra e lartë në Vancouver është ndërtesa më e lartë e kësaj natyre në botë.
Kulla W350 do të përdoret për zyra, dyqane, hotele dhe shtëpi./abcnews.al