Gati për sezonin e ri, ish-kapiteni kuqezi rinovon edhe për një vit

schedule19:19 - 12 Qershor, 2020

schedule 19:19 - 12 Qershor, 2020

Ansi Agolli është gati për sezonin e ri në Amerikë, me skuadrën e New York Cosmos. Ish-kapiteni i Shqipërisë iu bashkua ekipit amerikan në 18 mars të vitit 2019, si një transferim i lirë.

Edhe pse tashmë 37 vjeç, drejtuesit e klubit amerikan i kanë besuar dhe për një vit tjetër. Lajmin për rinovimin, e raportoi vetë ish-mbrojtësi kuqezi, i cili shkroi në Instagram: “Edhe një vit tjetër me skuadrën e New York Cosmos”.

Agolli ka qenë shumë i suksesshëm në Azerbajxhan me skuadrën e Qarabag, ku fitoi 6 herë titullin kampion, si dhe luante në Champions League. Vitet e fundit të karrierës, ish-kapiteni i kombëtares po i kalon në Amerikë./abcnews.al