“Gati për leksionin e radhës kundër morrave”, Fanatics ndezin derbin

schedule16:42 - 25 Shkurt, 2020

schedule 16:42 - 25 Shkurt, 2020

Të premten rikthehet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Sfida më e madhe e futbollit shqiptar luhet në “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00. Interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh dhe tifozët respektivë kanë filluar nga puna për “pushtimin” e stadiumit kombëtar dhe përgatitjen e pankartave të radhës.

Ultrasit bardheblu, të cilët vijnë si pritës në këtë duel dhe do të jenë më të shumtë se rivalët e kuq, kanë reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Fanatics japin informacion për vendosjen e tyre dhe orën e vendit të nisjes së marshimit drejt stadiumit.

Të premten në Air Albania, Tirona luan me morrat… Kortezhi nga qendra e kryeqytetit All In Black, në orën 16:00… Shkojmë bashkë për fitore e për leksionet e radhës kundër turpit te Shqipnis! FANATICS VENDOSËN MBRAPA PORTE NË SEKTORËT N! Për Kryeqytetin, Për Tironën, Për Fanatics! TË PARËT, TË VETMIT!“, lexohet në thirrjen e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!