Gati për dy sfidat e fundit, kombëtarja shqiptare zbulon programin mediatik dhe stërvitor

schedule08:18 - 9 Nëntor, 2023

schedule 08:18 - 9 Nëntor, 2023

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur programin e kombëtares kuqezi në prag të dy sfidave të fundit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për fushatën eliminatore Euro 2024.

Nëpërmjet një postimi, FSHF ka bërë të ditur për ndjekësit planin e përfaqësueses për ditët më vendimtare.
Të premten e 10 nëntorit, do të bëhet shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar, duke filluar nga ora 12:00.

Më 11 nëntor, Sylvinho do të mbajë konferencën e parë për shtypin në vigjilje të sfidave në ambientet e FSHF-së. Ndërsa konferenca do t’i paraprijë një ditë para mbërritjes së futbollistëve në Tiranë.

Më 13 nëntor në Shtëpinë e Futbollit do të zhvillohet seanca e parë stërvitore, përgatitje që do të vijojnë me ritëm dhe intensitet maksimal deri më datën 16 nëntor, kur Shqipëria do të niset për në Moldavi për ndeshjen e parafundit të Grupit E.

Sfida që do të luhet në Stadionul Zimbru të Kishinjevit më 17 nëntor, është “sold-out” sa u takon biletave në Moldavi.

Një tregues i madh për rëndësinë që ka kjo përballje, me moldavët që luajnë shanset e tyre për një kualifikim historik në Europian.

Shqipëria do të përmbyllë rrugëtimin më datë 20 nëntor në Ishujve Faroe në “Air Albania”.

Një mbrëmje që pritet të marrë përmasa të jashtëzakonshme festive, duke qenë se kuqezinjve u mjafton një pikë për të siguruar kualifikimin e dytë në histori në një kampionat Europian./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!