Shërbimi Kombëtar i Shëndetit është duke punuar për nxjerrjen e një aplikacioni posaçërisht për koronavirusin.
Ideja është kjo: të gjithë instalojnë aplikacionin dhe çdokush që teston pozitiv ndaj koronavirusit, klikon një buton në këtë aplikacion. Pastaj, kushdo që është afër me këtë person, merr një alarm.
Aplikacioni, i cili do të jetë i disponueshëm falas dhe është zhvilluar nga një ekip prej 43 punonjësish të teknologjisë dhe akademikëve në kohën e lirë, quhet “Private Kit” dhe mund të shkarkohet për iOS dhe Android. Ende po punohet për përmirësimin e tij. Të dhënat e përdoruesve nuk ruhen, me përjashtim të rasteve kur ata e zgjedhin vetë diçka të tillë për t’ua dhënë studiuesve që po merren me këtë gjë.
Aplikacioni ka nevojë për ndihmën e organizatave masive shëndetësore që të adoptohet gjërësisht nga popullsia. Por përveç kësaj, jo të gjithë njerëzit e sidomos ata në qendrat urbane kanë telefona apo internet. Mbetet për t’u parë nëse ky aplikacion do të funksionojë./abcnews.al