Gati koncesioni i radhës, qeveria do të japë me PPP portin në Vlorë

schedule16:38 - 22 Shkurt, 2021

schedule 16:38 - 22 Shkurt, 2021

Qeveria shqiptare po përgatit koncesionin e radhës. Bëhet fjalë për Triportin në Vlorë. Qeveria ka autorizuar dy ministri, respektivisht të Infrastrukturës dhe të Bujqësisë për nisjen e procedurave për përgatitjen e koncesionit.

Ministria e Bujqësisë është autorizuar, pasi porti shërben për peshkim. Aktualisht dhënia me koncesion është e ndaluar për shkak të zgjedhjeve, por duket se qeveria Rama është e bindur për mandatin e tretë dhe për këtë arsye po bën gati procedurat tani, që me parlamentin e ri të kalojë PPP-në.

Objektivi i qeverisë është që përmes PPP-së, Triportin në Vlorë ta kthejë në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të behet një port turistik, ashtu sikur parashikohet që të ndodhë në Durrës.

VENDIMI i PLOTE

Nr. 100, datë 17.2.2021 PËR PËRCAKTIMIN E MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË SI AUTORITET KONTRAKTOR PËR ZHVILLIMIN E MUNDSHËM TË PROCEDURËS SË KONCESIONIT/ PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT,PËR PORTIN NË TRIPORT, VLORË

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të pikës 3, të nenit 13, të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet  dhe  partneritetin  publik  privat”,  të ndryshuar,    me    propozimin    e    ministrit    të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

  1. Përcaktimin e  Ministrisë  së  Infrastrukturës dhe Energjisë si autoritet kontraktor për zhvillimin e   mundshëm   të   procedurës   së   koncesionit/partneritetit  publik  privat,  për  portin  në  Triport, Vlorë.
  2. Ngarkohen Ministria e  Infrastrukturës  dhe Energjisë,  Ministria  e  Financave  dhe  Ekonomisë dhe  Ministria  e  Bujqësisë  dhe  Zhvillimit  Rural  për zbatimin e këtij vendimi.
  3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!