Gati gjysma e hebrenjve mendojnë të largohen nga Britania e Madhe

schedule08:29 - 27 Nëntor, 2023

schedule 08:29 - 27 Nëntor, 2023

Një sondazh i fundit nga “Fushata kundër Antisemitizmit” ka nxjerrë në pah një rritje të shqetësimit te hebrenjtë britanikë lidhur me nivelin e antisemitizmit në vend.

Pas sulmeve të 7 tetorit nga grupi Hamas, një pjesë e madhe e komunitetit hebre, po mendojnë të largimohen nga Britania e Madhe. Nga rezultatet e sondazhit, duket se më shumë se gjysma e hebrenjve në shtetin britanik, aktualisht kanë frikë të shfaqin simbole hebrenje, raporton skynews.

Edhe pse urrejtja ndaj hebrenjve ka qenë problem i njohur, 16 për qind e pjesëmarrësve në sondazh besojnë se policia i trajton krimet antisemitike si format e tjera të krimeve.

Ndër të tjera, 90 për qind e përgjigjeve tregojnë se hebrenjtë britanikë do të shmangin udhëtimin në qendër të qytetit, nëse atje do të zhvillohet një fushatë anti-izraelite. Gjithashtu sondazhi tregon se më shumë se gjashtë në dhjetë hebrenjë britanikë, kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitarë të një incidenti antisemitik.

Si reagim ndaj kësaj rritjeje të shqetësimit, sot në qendër të Londrës u organizua një marshim masiv kundër antisemitizmit, ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz, duke treguar kështu se solidarizohen me hebrenjtë dhe janë kundër çdo forme të diskriminimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!