Gati gjyqi, Shakira mund të dënohet me tetë vite burg për evazion fiskal

schedule14:42 - 19 Nëntor, 2023

schedule 14:42 - 19 Nëntor, 2023

Këngëtarja kolumbiane Shakira do të dalë në gjyq të hënën (20.11) me akuzën e mashtrimit të autoriteteve spanjolle. Ylli latin i popitdo të paraqitet në gjykatë në Barcelonë me akuzën e mashtrimit të autoriteteve tatimore spanjolle prej 14.5 milionë euro.

Muzikantja 46-vjeçare kolumbiane, e cila jeton në Miami me dy fëmijët e saj, përballet me tetë vjet burg dhe 24 milionë euro gjobë nëse shpallet fajtore nga gjykatat spanjolle. Çështja bazohet në pretendimin se në vitet 2012-14 Shakira kaloi më shumë se gjashtë muaj si banore e Spanjës, gjë që e bën atë përgjegjëse sipas ligjit të vendit, një pretendim që ajo e mohon.

Për të vërtetuar se ajo ishte banore në Spanjë, prokuroria thirri 117 dëshmitarë, mes të cilëve parukierë, teknikë studiosh, mësuese kërcimi, terapiste, estetiste, gjinekologë si dhe shofer të saj.

Këngëtarja akuzon autoritetet tatimore për drejtimin e një fushate për të “njollosur imazhin e saj” dhe përdorimin e emrit të saj për të sjellë në pajtueshmëri taksapaguesit e tjerë spanjollë, ndërsa prokuroria pretendon se ajo synoi qëllimisht të mashtrojë thesarin duke fshehur të ardhurat e saj në parajsat fiskale.

Mes thashethemeve, “Mbretëresha e Popit Hispanik” hodhi poshtë një marrëveshje që do ta mbante atë jashtë burgut, gjyqi pritet të zgjasë deri më 14 dhjetor. Sido që të jetë rezultati i çështjes, këngëtarja përballet me akuza të veçanta për mospagimin e taksave prej 6.6 milionë eurosh në vitin 2018./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!