Gati 50 vjet në skenat e mëdha të festivaleve, vitet e shkëlqimet të Myfarete Lazes

schedule09:35 - 8 Janar, 2024

schedule 09:35 - 8 Janar, 2024

Këngëtarja e mirënjohur Myfarete Laze e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në “ABC”, rrëfeu rrugëtimin e saj nga Saranda drejt Shkodrës, në djepin e kulturës shqiptare.

Ndër momentet e saj të veçanta tregoi se ishte takimi me Vaçe Zelën dhe Anida Taken, një takim për të cilin tha se nuk do ta harrojë asnjëherë.

“Në qytetin e Shkodrës ishin njerëz të lirë. Kisha Katolike ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, ndërsa në shkollat e tyre shkonin mysliman e katolik. Në qytet kishte 70 piano, me 7 banda muzikore, patëm fat. Qyteti i parë me violinë i Pjetër Gacit, në patëm fat. Unë isha me gjysh të pushkatum, babën të pushuar nga çdo punë shtetërore. Kena vuajtur, kanë kaluar, por nuk i kemi harru.

Unë këndoja në shtëpi, isha bërë e bezdisshme edhe për fëmijë që punonin me tre turne, babai me çon tek shtëpia e pionerit, kishte pedagogë të mrekullueshëm. Në klasën e nëntë kam shkuar në shkollë të muzikës, shkova në konservator, me rreth të kuq. Në skenë të Tiranës kam ardhur për herë të parë në një konkurrim që është bërë nga Shtëpia e Kulturës, më pas më kanë marrë te estrada e Tiranës. Në Festival kur kam fituar për herë të parë, kam fituar fillimisht 5 çmime në qytetin tim. Më pas Osman Mula që vinte regjistronte në Shkodër, televizioni tek ne regjistronte një herë në vit. Osmani më ka parë disa aktivitete në Shkodër dhe më kërkoi të shkoja në konkursin e festivalit, por për këtë duhet të merrje një karakteristikë nga lagja. Në konkurs kam ardhur me Nëntorin e Lirisë, ndërsa në festival kam pasur të këndoja një këngë të Shpëtim Kushtës, bëhet fjalë për vitet 79-80”, u shpreh ajo.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste të veçantë, ajo tregoi se është rritur me shumë dashuri dhe sinqeritet në familje dhe kjo i ka dhënë forcën për të ecur përpara.

“Kur kam shkuar natën e tretë për të hyrë në festival, përgjegjësi i skenës më tha nuk ke për tu futur. Por ishte një moment që kaloi. Kemi shkuar në Komitet Qendror, fillimisht u tremba, e vetmja gjë që më shkoi ndër mend, ishte sikur më internuan edhe njëherë. Rrezikova të mos merrja pjesë në festival. Babai na rriti me një jetë tjetër, me një optimizëm për jetën, na edukoi me forcën se duhet me qenë dikush, na japin apo jo shkollën. Edhe pse si fis na internuan.  Unë jam rritur më shumë sinqeritet dhe dashni në familjet teme”, rrefeu ajo.

Sa për vlerat muzikore sot, Myfarete Laze u shpreh e keqardhur për artistët e rinj, duke theksuar se po i mbysin vlerat m

“Sot më vjen keq dhe po i mbysin vlerat, më vjen keq për artistët. Drejtuesit e institucioneve artistike nuk janë muzikant, nuk kanë krijuar asgjë në jetën e tyre , dhe janë partiake dhe jo vetëm sot, por edhe në atë kohë”, tha më tej Myfarete Laze.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!