Gati 30 roje bregdetare, rreth 900 studente ju përgjigjen thirrjes dhe po trajnohen

schedule15:53 - 19 Prill, 2023

schedule 15:53 - 19 Prill, 2023

30 studentë të Universitetit të Sporteve janë trajnuar dhe certifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore  si roje bregdetare.

“ Plazhet bëhen më të sigurta duke pasur roje bregdetare të cilat janë të certifikuara. Janë rreth 900 studentë që i janë bashkuar thirrjes së shpallur dhe sot kemi 30 studentët e parë të cilët janë certifikuar si roje bregdetare”, ka thënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Operatorëve të plazheve private që këtë sezon veror  nuk do të kenë vrojtues  do t’ju hiqet e drejta e menaxhimit të plazhit.  Qeveria ka miratuar vendimin.

Janë operatorët ata që për të tërhequr klientelen i thonë kemi dhe shezlong, kemi dhe restorant, po kemi dhe vrojtuesin e plazhit në stacionin tonë, që është garanci për juve. Dhe e kemi të vendosur me ligj dhe e ne e kontrollojmë tani. Kemi bërë dhe një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave që ndërhyrja jonë ndaj operatorëve që nuk e zbatojnë prezencën e rregulluar me një kontratë pune për vrojtuesit, i’u ndërpritet atyre kontrata e stacionit të plazhit”, ka thënë ministrja Mirela Kumbaro.

Përgatitja dhe certifikimi i rojeve bregdetare do të vijojë përmes praktikës për mënyrën se si duhet vepruar gjatë emergjencave në plazhe.

Ndërkohë për të rritur sigurinë në zonat turistike  edhe ketë vit do të hapen 29 qendra shëndetësore verore ku 160  mjekë dhe infermierë do të ofrojnë shërbim për pushues vendas dhe të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!