Gasperini: Leipzig ekip i rrezikshëm, arritje për ne nëse kalojmë në gjysmëfinale

schedule14:46 - 13 Prill, 2022

schedule 14:46 - 13 Prill, 2022

Atalanta do të përballet me Leipzig për të bërë llogaritë e kualifikimit në gjysmëfinalen e Europa League, takim që do të luhet ditën e nesërme në Itali, duke nisur nga ora 18:45.

Përballja e parë mes dy skuadrave ka përfunduar në barazim 1-1, teksa mbrëmja e nesërme pritet të dhurojë spektakël mes dy ekipeve.

Për të folur për shanset e kualifikimit në këtë komepticion në konferencën për shtyp ishte i pranishëm trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini.

“RB Leipzig është një ekip shumë i rrezikshëm, nuk duhet kurrë t’ia lëshosh fushën askujt. Të dyja skuadrat duan të fitojnë dhe nesër do të dalë një, nuk e di nëse do të ndodhë në 90 apo 120 minuta, por do të përpiqemi të triumfojmë

Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë nesër, po flasim për dy skuadra që duan fitoren. Kalimi i raundit do të thotë që do të jemi në gjysmëfinale dhe është një objektiv fantastik”.

Nëse kalojmë, atëherë Europa League bëhet prioritet për ne. Nëse eliminohemi, ka kohë të rikthehemi në garë edhe në kampionat. Kualifikimi do të ishte një moment historik shumë i rëndësishëm, i arritur shumë pak herë nga skuadrat italiane”.

“Dy vjet më parë ishim një minutë larg nga gjysmëfinalja e Champions League. Ai ishte momenti më i lartë që kemi arritur në Europë. Nëse shkojmë në gjysmëfinale, do jetë një objektiv i shkruar dhe do të mbahet mend”.

“Cili ekip kualifikohet? Unë them ende se është 50 me 50 për atë që pashë. Në ndeshjen e parë mund të kishim fituar ne ose Leipzig. Mendoj se përqindjet mbeten të njëjta. Nesër do të jemi entuziazëm të madh pas shpatullave tona”, tha Gasperini, i cili pret sot lajme nga infermieria për Gjimshitin dhe Freuler. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!