Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gasperini: Atalanta ime ka besim, fitorja jonë është mbështetja e Bergamos

schedule23:52 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 23:52 - 7 Dhjetor, 2021

Atalanta ka në dorë kalimin e grupeve të Champions League. Skuadra së Gian Piero Gasperini i duhet të fitojë ndeshjen e nesërme kundër Villareal dhe besimi është i madhe se do ia dalin. Pas fitores me Napolin edhe motivimi është më i madh.

Gasperini para ndeshjes ka deklaruar: “Kemi besim se mund t’ia dalim. Villareal është një skuadër e fortë, fitoi Europa League para disa muajsh dhe po kalon disa vështirësi në kampionat. Gjithsesi ky është kompeticion tjetër dhe ne e dimë cijat janë vështirësitë e garës.

Vijmë në këtë ndeshje në një moment të mirë rezultatesh, por t’i harrojmë të gjitha. E nisim 0-0 dhe na bën punë vetëm një rezultat nesër. E luajmë në shtëpi ndeshjen vendimtare, por nuk e kemi të sigurt kualifikimin. Gjithsesi mes nesh ka besim”.

“Titulli apo Champions League? Po garojmë për titullin, në Champions dhe Kupën e Italisë, por nëse kufizohemi te fitorja e titullit apo e Championsit për të matur vlerat e kësaj skuadre, rrezikojmë t’u heqim meritat djemve për atë që po bëjnë. Fitorja jonë është të kemi gjithë Bergamon me vet, të përjetojmë këto ndeshje dhe këtë nuk duhet ta harrojmë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!