Një person është arrestuar në Tiranë dhe një është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Gasoline”, ku u sekuestruan 500 litra naftë, vaj motori dhe antifrizë. I arrestuari është Fari Nazëraj 55 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë ai ushtronte aktivitet të paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve. 55-vjeçari u kap në rrugën dytësore Vorë-Marikaj duke tregtuar naftë me bidona, të cilën e depozitonte në një ambient të përshtatur si kontenier.
Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht shtetasi L. P., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
/Abcnews.al