Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi prej disa ditësh ka paralajmëruar një bashkëpunim me Chris Brown.
Këtë gjë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shkruante se kënga e re, “Safety” do të vijë në duet me Brown.
Gashi nuk zbuloi më tepër detaje, megjithatë së fundmi i ka treguar qartë të gjitha.
Reperi ka publikuar një foto në Instagram dhe në të zbulon datën e hedhjes në treg të këngës.
Ai ka treguar se me 24 janar do ta sjell bashkëpunimin me reperin me fame botërore Chris Brown, si dhe Afro B dhe Dj Snake.
Duke pasur parasysh se artistët me të cilët do të bashkëpunojë janë shumë të suksesshëm, kjo këngë pritet të jetë një super hit./abcnews.al