Gary Lineker konfirmon rikthimin: Është një nder të punoj për BBC, mezi pres të ulem në karrigen e emisionit

schedule12:05 - 13 Mars, 2023

schedule 12:05 - 13 Mars, 2023

Gary Lineker, prezantuesi i njohur i programit sportiv të BBC-së, “Match Day”, ka reaguar pas “uraganit” që krijoi me anë të një postimi në Twitter.

BBC e ndëshkoi duke mos e lënë të prezantonte në fundjavë ndeshjet e Premier League, por ky vendim i kushtoi shumë kompanisë pasi edhe kolegët e tij bojkotuan në mbështetje të Lineker.

Së fundmi, para disa minutash, Lineker ka reaguar përsëri me disa postime në Twitter këtë herë duke konfirmuar rikthimin në fundjavën e ardhshme.

“Pas disa ditësh surrealiste, jam i kënaqur që kemi kaluar një rrugë përmeës kësaj. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme, veçanërisht kolegët e mi në BBC Sport, për solidaritetin e treguar. Futbolli është një lojë ekipore, por mbështetja e tyre ishte më e madhe.

Kam prezantuar sportin në BBC për gati 3 dekada dhe jam pa masë krenar që punoj me transmetuesin më të mirë dhe më të drejtë në botë. Mezi pres të kthehem në karrigen e “Match of the Day” të shtunën.

Një mendim të fundit, sa do të vështira të kenë qenë ditët e fundit, thjesht nuk krahasohet me detyrimin për të ikur nga vendi yt prej persekutimit apo luftës për të kërkuar një strehim në një vend të largët. Është emocionuese të kesh parë ndjeshmërinë ndaj gjendjes së tyre të vështirë nga shumë prej jush. Ne mbetemi një vend i njerëzve kryesisht tolerantë, mikpritës dhe bujarë. Faleminderit”, shkruan Lineker./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!