Gareth Bale, ylli i radhës në listën e dëshirave të Newcastle

schedule15:15 - 11 Tetor, 2021

schedule 15:15 - 11 Tetor, 2021

Gareth Bale përfundon kontratën e tij me Real Madridin më 30 qershor dhe e futbollisti do të vlerësonte “varjen e këpucëve” paraprakisht, me Kupën e Botës 2022 në Katar në axhendë, ky plan do ta detyrojë atë të luajë të paktën edhe një vit.

Kjo situatë kontraktuale e Uellsianit ka ngjallur interesin e Newcastle, e cila po përgatit sulmin në tregun e transferimeve si në janar ashtu edhe verën e ardhshme pas blerjes së klubit nga familja mbretërore e Arabisë Saudite.

Aq shumë, sa vetë Sheiku Mohammed Bin Salman do të kishte telefonuar tashmë agjentin e Gareth Bale, Jonathan Barnett, për të vlerësuar gatishmërinë e anësorit për të luajtur një ose dy sezone me klubin anglez.

Bale është e qartë se ai nuk do të luajë për më pak se sa fiton tani, kështu që përballë një oferte tërheqëse nga Newcastle dhe opsionit për të qenë në gjendje të kthehet në Angli, ai mund të shtyjë planet e tij të pensionit. Bisedimet janë duke u zhvilluar. /abcnews.al