Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Garë për titullin në Superiore? Taulant Seferi u jep mesazhin e fortë rivalëve

schedule10:30 - 13 Mars, 2022

schedule 10:30 - 13 Mars, 2022

Fitorja e Tiranës kundër Vllaznisë në Shkodër ishte një mesazh i qartë për rivalët, që të luftojnë për vendin e dytë dhe të tretë.

Kreu ka “pronar” dhe këtë e thotë në një farë mënyre edhe sulmuesi Taulant Seferi, i cili në ndeshje e djeshme nuk shënoi gol, por ishte protagonist dhe asistoi në golin e barazimit.

Në rrjetet sociale, kryegolashënuesi i kampionatit shkruan: “Dëshmuam se jemi ekip i bashkuar mirë dhe kemi një qëllim, duke marshuar hap pas hapi drejt titullit.

Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne, prandaj duhet dhënë maksimumi. Urime fitorja e radhës, KF Tirana kampione e padiskutueshme”. Seferi deri më tani ka shënuar 14 gola në kampionat, dy më shumë se Guindo i Laccit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!