Garë e fortë me Sevilla, Milani tenton yllin e klubit të Erdogan

schedule21:58 - 16 Janar, 2021

schedule 21:58 - 16 Janar, 2021

Irfan Can Kahveci është emri i fundit që lidhet me një transferim te Milani. Kuqezinjtë e ndjekin prej kohësh 25-vjeçarin, pjesë e Basaksehir dhe kombëtares së Turqisë (17 ndeshje).

Kahveci aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv, teksa bën mirë edhe sulmuesin e krahut të majtë. Tv100 raporton se në garë për shërbimet e tij janë Milani dhe Sevilla.

Turku është pjesë e klubit të Erdogan prej vitit 2017, sezonin e kaluar fitoi titullin kampion me Basaksehir dhe tani shpreson që të hedhë hapin e madh në karrierë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!