Garë e fortë po zhvillohet në shtetin e Nevadës në mes të presidentit amerikan, Donald Trump si dhe zëvendëspresidentit gjatë presidencës së Barack Obamës, Joe Biden.
Sipas statistikave të fundit deri më tani Biden kryeson me një diferencë të vogël votash ndaj rivalit të tij Trump.
Biden kryeson me 0.6 për qind të votave në nivel vendi, përparësia e demokratit kundrejt republikanit është pak se tetë mijë vota kur kanë mbetur të numërohen edhe 33 për qind të votave.
Ndërkohë kujtojmë se shteti i Nevadës fituesit do t’ia sjell gjashtë vota elektorale në garën presidenciale.
Deri më tani rezulton se Biden deri më tani ka siguruar 238 vota elektorale gjersa Trump ka 213 sosh. /abcnews.al