Garë e fortë është duke u zhvilluar në komunën e Tetovës. Kur janë numëruar 27 kuti votimi nga 117 në total, Teuta Arifin dhe Bilal Kasamin e ndajnë vetëm një grusht votash. Arifi e BDI-së që është aktualisht kryetare e Tetovës ka 26.35 % ose 2 285 vota kundrejt 24.37% ose 2114 votave që ka Bilal Kasami.
Gara është duke u zhvilluar mes këtyre dy kandidatëve, ndërsa më poshtë, me vetëm 15.10% të votave renditet kandidati i koalicionit ASH-AA Vullnet Murseli.
Sadi Bexhei i PDSH-së renditet i katërti me 10.12% të votave, ndërsa nga partitë maqedonase ka marrë një rezultat të mirë LSDM-ja me 9.64 %.
Me këtë rezultat, Tetova shkon në balotazh dhe duket se dy kandidatët që do të përballen sërish janë Arifi dhe Kasami. /abcnews.al