“Garë armatimesh mes shumë vendeve”/ Lami: Tensionet në rritje mes Fuqive të Mëdha, gjetja e konsensusit e vështirë

schedule20:25 - 16 Qershor, 2025

schedule 20:25 - 16 Qershor, 2025

Situata në Lindjen e Mesme vijon të mbetet shqetësuese. Ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Iranit vijon të përshkallëzohet. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Roland Lami u shpreh se ajo çfarë ka rënë më shumë në sy në zhvillimet e luftës, është fakti se shumë vende duket sikur janë në një garë armatimesh.

Gjatë intervistës, Lami shtoi se mes Fuqive të Mëdha ka një tension të shtuar.

“Ne shohim që ka plasur një garë armatimesh të vendeve.  Është një tendencë e ngjashme me një periudhë para luftës ajo e Luftës së Dytë Botërore. Së dyti janë konfliktet duke provokuar dhe kërcënuar edhe vendet që janë fqinje. Elementi i tretë është që ka humbur edhe konensusi…Së fundmi është rritur tensioni me Fuqive të Mëdha duke  e bërë të vështirë gjetjen e konsensusit. Janë këto elementë që japin njëlloj legjitimiteti frikës që jemi në situatë para Luftës së Tretë Botërore. Dhe në administratën Trump, vërehen disa elementë që nuk ngjajnë me atë të Biden. Qasja për të atakuar administratën e Bidës, për të përdorur ngjarje si tërheqje vëmendje të elektoratit. Fokusi në ngjarje të caktuara me pretendimin për të dhënë zgjidhje pa e vrarë mendjen se sa esenciale është zgjidhja. Dhe tek politika e jashtme e administratës së Trump nuk ka një angazhim për standarde, sa i intereson llogaria personale se sa fitohet nga kjo gjë, duke shkelur edhe mbi parime…Këto janë elemente që identifikohen kaq dukshëm në administratën e Trump”, tha mes të tjerash ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!