Garë armatimesh mes Serbisë dhe Kroacisë

schedule20:00 - 10 Shtator, 2019

schedule 20:00 - 10 Shtator, 2019

Refuzimi i disa ushtarakëve serbë që të hynin në Kroaci ka rritur tensionet mes Beogradit dhe Zagrebit. Përmes një stërvitjeje ushtarake, Serbia ka konfirmuar garën e armatimit ku janë përfshirë 2 vendet.

Është vetëm një prej stërvitjeve ushtarako policore në Serbi. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, duke sqaruar arsyen e armatimit ka thënë se edhe ushtritë tjera janë duke u armatosur. Këtu ka aluduar në kroatët. Shtypi ka ngritur cështje në të dyja palët nëse kaq ushtrime ushtarake nënkuptojnë ngritje tensionesh. Për ti ndihmuar kësaj për në Kroaci, për të kujtuar viktimat serbe të Luftës së Dytë Botërore, në një qender memoriale ishin nisur kadetët e ushtrisë serbe. Policia kroate ua pa uniformat dhe I ktheu në mungesë dokumentacioni.

 “Ata fëmijë kanë ofruar që ti lënë uniformat pasi stacioni policor në Kroaci ka qenë i informuar. Por, më mirë të mos e komentoj. Një ditë do thonë se nuk ka patur viktima fare”.

Por pretendimet e Serbisë për vizitën në qendrën memorial të Jasenovcit Kroacia i ka quajtur të pasakta dhe se vizita nuk ka qenë paralajmëruar. Pas kësaj nuk ka vonuar reagimi serb me notë proteste Zagrebit dhe reagimi kroat me notë proteste Beogradit, të dyja të refuzuara të pranohen nga ambasadorët. Alleksandar Radic, analist politiko ushtarak, thotë se këto janë incidente të inskenuara pa pasoja.

 “Fushata në Kroaci është duke zgjatur për zgjedhje, kurse Serbia është në përgatitje. Politikanët nga Beogradi dhe Zagrebi duan të bindin publikun që janë patriotë, por kjo nuk ka asnjë efekt konkret pasi ushtria vetëm përdoret si mjet. Çdo konflikt dramatik në Ballkan do të matej me minuta pasi do të përfundonte me ndërhyrjen e fuqive të mëdha ushtarake”.

Avion Mig dhe pajsije tjera sulmuese dhe mbrojtëse janë përmendur. Por, analisti thotë se edhe serbët edhe kroatët kanë ushtri me pajisje të dala mode. Rivitalizimi është normal, por historia e konflikteve politike Serbi-Kroaci është e thellë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!