FOTO/ Garda shton forcat brenda ministrive, fillon filmimi i protestuesve nga tarraca

schedule17:10 - 18 Maj, 2020

schedule 17:10 - 18 Maj, 2020

Policia ka marrë masa të forta sigurie për protestën e sotme, në pritje të ndonjë reagimi të fortë të qytetarëve sot pas dhunës së djeshme të efektivëve ndaj gazetarëve dhe protestuesve në shesh.

Aktualisht në tarracat e ministrive përreth Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur efektivë të Forcave Speciale RENEA si edhe punonjës të tjerë të forcave të rendit.

Madje, siç duket edhe në fotot e siguruara nga abcnews.al ata kanë filluar të filmojnë që tani pjesëmarrësit në protestë, si një masë paraprake.

Abcneës.al mëson se ndryshe nga protestat e tjera, kësaj radhe nuk do të lejohet që dronët të fluturojnë mbi godinat e ministrive për shkaqe sigurie. Në brendësi të institucioneve përreth protestes janë futur gjithashtu punonjës të Gardës së Republikës.

Masa të forta sigurie janë marrë gjithashtu edhe tek godina e kryeministrisë, ndërsa kryeministri Rama gjendet tani tek teatri i Operas dhe Baletit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!