Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Garda Revolucionare presion për emërimin e Mojtaba Khamenei”/ Xhavit Shala tregon 3 rastet kur mund të bjerë regjimi në Iran

schedule21:02 - 5 Mars, 2026

schedule 21:02 - 5 Mars, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhavit Shala, deklaroi se regjimi në Iran nuk pritet të përmbyset lehtësisht në rrethanat aktuale, pavarësisht presioneve dhe sulmeve të jashtme.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Shala theksoi se sistemi politik iranian ka mekanizma të brendshëm që garantojnë vazhdimësinë e pushtetit dhe se ndryshimi i regjimit do të ishte i mundur vetëm nëse do të ndodhnin zhvillime të mëdha ushtarake, ekonomike apo përçarje brenda elitave drejtuese.

Sipas tij, procesi për përcaktimin e liderit suprem kërkon vendimmarrjen e Këshillit të 88 ekspertëve dhe, bazuar në raportimet mediatike, ky këshill është mbledhur online mes presionesh për emrin e Mojtaba Khamaneit. Megjithatë, Shala nënvizoi se sulmet nga jashtë nuk janë faktor që rrëzon regjimin, por përkundrazi mund ta konsolidojnë më tej atë.



“Lideri suprem, duhet këshilli i 88 ekspertëve. Të paktën nga ato që janë raportuar nga mediat është goditur këshilli, është bërë online dhe është bërë presion nga Grada Revolucionare që të vendosej Mojtaba Khamanei. Nuk u rrëzua regjimi, është vazhdimësi, u vendos një distani. Ai regjim nuk ka për synim që të ulet në bisedime dhe të bëjë tolerime.

Ky regjim nuk është kollaj të përmbyset për momentin. Regjimi mund të bierë nëse ka humbje të mëdha ushtarake. Sulmet tregojnë që ka një plan dhe një strategji. Regjimi mund të bjerë nëse ka një kolaps ekonomik dhe nëse ka një çarje të elitave. Me bomba nga qielli nuk bie regjimi, kjo e kompaktëson më tej regjimin”, tha Shala.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!