Garda merr në mbrojtje ambasadorin e BE-së në Tiranë

schedule20:22 - 24 Qershor, 2021

schedule 20:22 - 24 Qershor, 2021

Siguri maksimale. Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka vendosur në mbledhjen e djeshme që të miratojë vendimin që Garda e Republikës të marrë në mbrojtje ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare theksohet që garda do të ruajë ambasadorin dhe objektet ku do të akomodohet apo ushtrojë veprimtarinë.

VENDIMI I PLOTE

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të  ligjit  nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”,  me  propozimin  e  ministrit  të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1.Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto personalitete:

  1. a) Ambasadorin   e   Bashkimit   Evropian   në Shqipëri.

2.Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto objekte:

  1. a) Objektet ku   akomodohet   dhe   ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi.

3.Ngarkohen   Ministria  e  Brendshme   dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR Edi Rama

db/Abcnews.al