Garda kufitare europiane, operacione në Ballkan

schedule19:02 - 5 Shkurt, 2019

schedule 19:02 - 5 Shkurt, 2019

Strukturat përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve tokësorë dhe detarë të Europës do të zgjerojnë operacionet edhe në Ballkan. Të martën në Bruksel, Komisioni Europian ka nënshkruar një marrëveshje që lejon nisjen e patrullimeve në Malin e Zi.

Së shpejti, rojet e kufinjve dhe brigjeve europiane do të kryejnë operacione edhe në vende të Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e parë statuore zyrtare është nënshkruar nga Mali i Zi dhe Komisioni Europian në Bruksel. Me hyrjen e saj në fuqi, kjo marrëveshje synon menaxhimin e kufirit të Malit të Zi dhe operacione të përbashkëta me agjensinë FRONTEX në rast të flukseve të papritura migratore. Marrëveshje të tjera të tilla do kryhen edhe me vende të tjera të Ballkanit.

Dimitris Avramopulos, komisioner për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme:

“Shumë shpejt, rojet e kufijve dhe të brigjeve europiane do të kenë mundësinë që të kryejnë operacione të përbashkëta jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që mbrojtja e kufijve mbetet përfundimisht përgjegjësia e Malit të Zi, rojet e kufijve dhe brigjeve europiane do të mund të sjellin ndihmën e tyre në raste të një fluksi masiv emogracioni”.

Mevludin Nuhodžić, ministër i brendshëm i Malit të Zi:

“Kjo marrëveshje do të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë së kufinjve dhe përmirësimin e luftës së përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm. Do të kontribuojë gjithashtu edhe në mbrojtjen më të mirë të kufinjve tanë nga të gjitha llojet e krimeve ndërkufitare”.

Sipas Komisionit Europian, sfidat e sigurisë dhe migracionit me të cilat përballet Bashkimi Europian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të mêdha dhe kërkojnë një përballje të bashkët.Komisioni Europian parashikon nënshkrimin e marrëveshjeve tê tilla edhe me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!