Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë nisur hetimet dhe penal kundër nënkryetarit demokrat Edi Paloka, pas incidentit të ndodhur në Kuvend, ku ky i fundit i hodhë bojë kryeminsitrit Edi Rama.
Deklarata e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit
Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.
Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka. /abcnews.al

